Ky është momenti kur dy persona janë fiksuar nga kamerat e sigurisë të një ndërtese, teksa futen në një banesë për të vjedhur. Pas kësaj policia e Tiranës ka zbardhur disa vjedhje të tjera në banesa dhe në lokale, ku ka identifikuar dhe tre autorët e tyre. Gjatë operacionit të policisë u vunë në pranga dy prej autorëve të dyshuar, ndërsa u shpall në kërkim i treti. Në total janë dokumentuar katër vjedhje, ndërsa në pranga kanë rënë Enea Duçi, 20 vjeç, i cili dyshohet për përfshirje në vjedhjen e parave dhe sendeve me vlerë në një banesë dhe dy lokale gjatë periudhës maj-qershor dhe Armando Kumani, 33 vjeç, pasi të mërkurën dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një banesë në fshatin Arbanë.