Presidenti francez Emmanuel Macron u qëllua me shuplakë nga gruaja e tij Brigitte, ndërsa avioni presidencial francez mbërriti në Vietnam. Episodi u fiksua në një video që u bë menjëherë virale: në imazhe, shihej dera e avionit duke u hapur, Macron del jashtë, por përballet me atë që duket si një shuplakë nga gruaja e tij. Pallati i Elizeut e mohoi menjëherë incidentin, duke thënë se nuk kishte pasur asnjë debat, por "vetëm një moment që presidenti dhe bashkëshortja e tij të shfryhen, të relaksohen para se të fillojnë vizitën". Mediat sociale ndërkohë shpërthyen. Në imazhe, mund të shihej presidenti të kthehej prapa e më pas, Brigitte zgjat duart drejt fytyrës së Macron, sikur kërkonte një përkëdhelje.