Ky është momenti para arrestimit të 36-vjeçarit Antonio Leka në Lezhë të hënën, i cili u ndalua pasi ishte i pajisur me arsenal armësh dhe jelek antiplumb. Siç duket në video, 36-vjeçari duket mjaft i nervozuar pranë një makine tip “Audi” teksa përgatit armën në një servis, ndërsa personat pranë tij nuk ndërmarrin asnjë veprim fizik për ta ndaluar.