Top News ka siguruar videon ekskluzive të sulmit terrorist të kësaj të premteje në xhaminë Bait-al-Mahdi, në qytetin Rabwah të Pakistanit, ku si pasojë 4 besimtarë mbetën të plagosur, ndërsa agresori u qëllua për vdekje nga punonjësi i sigurisë së Xhamisë. Në videon në fjalë, shihet terroristi, i cili pasi kishte zbritur nga një makinë në të cilën ndodheshin edhe 3 persona të tjerë, nxjerr pistoletën dhe nis të qëllojë ndaj besimtarëve. Pasi ka qëlluar mbi 4 besimtarë, terrorist nxjerr një tjetër pistoletë, me të cilën vazhdon të qëllojë, këtë herë duke u drejtuar ndaj sigurisë, ku këta të fundit, i kundërpërgjigjen duke e qëlluar për vdekje.