Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi zyrtarisht këtë të premte se helmimi i 17 fëmijëve në kopshtin numër 1 në Gramsh, mund të jetë shkaktuar nga faktorë të tjerë, jo nga vezët. Pas verifikimeve të kryera nga AKU, rezulton se mostrat e marra në subjektin prodhues të vezëve si dhe nga mostrat e marra nga subjekti i furnizuar nga prodhuesi por edhe nga testimet e bëra në fermën e shpendëve gjatë muajit maj, kanë rezultuar negative, pa prezencë të salmonelës. Kjo sipas AKU, ngre dyshimet se kontaminimi i vezëve ka ndodhur brenda ambientit të kopshtit, nga faktorë të tjerë jo nga ushqimi.