Fredi Beleri u përball me protestën simbolike të një qytetari në vizitën e parë si eurodeputet në Shqipëri. Qytetari e priti për orë me radhë në Kryesinë e Kuvendit, ku në momentin e mbërritjes së Belerit iu drejtua me fjalët ‘rrugaç e vrasës’, duke i kujtuar akuzat ndaj ish-kryebashkiakut të zgjedhur, por të dënuar të Himarës për Masakrën e Peshkëpisë.