Viti 2021 shënoi të tjera vendime nga vettingu, duke krijuar boshllqe të mëdha në sistemin e drejtësisë. Megjithëse me probleme dhe jo me shpejtësinë e diktuar nga Kushtetuta, Vettingu në drejtësi nën mentorimin e ndërkombëtarëve nga shkurti 2018 deri në fund të dhjetorit u kërkoi llogari për pasuritë dhe figurën 487 gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke dhënë shumë vendime për shkarkim, apo edhe rikonfirmim në detyrë.