Kolegji i Posaçëm i Apelimit ndryshoi vendimin e Këshillit të Pavarur të Kualifikimit duke larguar Alfred Ballën për 15 vite nga sistemi i drejtësisë dhe automatikisht edhe nga kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ankimimi ndaj tij nga ana e Komisionerit Publik u ndërmor pas precedentit të vendosur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që e përfshiu në procesin e rivlerësimit, duke i njohur statusin si magjistrat prej postit që mbante si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë deri në vitin 2017.