Edhe sektori i Noterisë do i nënshtrohet vettingut. Kështu njoftoi sot ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja teksa prezantoi një nga projektligjet me disa ndryshime për noterinë, që u miratua sot në mbledhjen e qeverisë. Manja tha se ky projektligj ka si synim forcimin e integritetit të noterëve por edhe rritjen e besueshmërisë së tyre te publiku.