Gjykata e Strasburgut gjeti shkelje në të dyja shkallet e vettingut në rastin e shqyrtimit të dosjes së ish gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi. Sipas vendimit të marrë nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut, Shkëlzen Selimit iu shkelën të drejtat që lidhen me artikullin 6 fraksion 1 të Konventës, që lidhet me të drejtën e privatësisë dhe të drejtën për një proces të paanshëm dhe pa paragjykime.