Kryeministri Edi Rama foli këtë të diel në podkastin e tij në lidhje me ndjesinë e vetmisë që të shkakton pushteti, ku prej 2013-s është në majë të tij. Rama u pyet nga të ftuarit e tij nëse ka momente që mendon tërheqjen. Në nisje të këtij podkasti, Rama paralajmëroi edhe nisjen e investimeve për godinat e reja të gjykatave dhe prokurorive, që tha se deri më tani nuk janë realizuar për faj të vetë sistemit të drejtësisë dhe pavarësisë së tij.