5 ditë pasi nëna Alma Arrazi u vetëmbyt në lumin Bunë të Shkodrës bashkë më 3 fëmijët, është gjetur edhe trupi i pajetë i djalit 3-vjeçarit. Trupi është gjetur në anën e malit, në afërsi të fshatit Zues, disa kilomentra larg trupit të vajzës 8-vjeçare që u gjet ditën e djeshme në Dajlan. Prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni, konfirmoi gjithashtu lajmin.