Top News – Vetëvrasjet nga Covid-19/ “The Lancet”: Ndikojnë shumë faktorë
12/11/2020 14:17

Një prej pasojave të pandemisë së Covid-19, e vënë re në pjesë të ndryshme të botës, përpos jetëve të humbura prej sëmundjes është dhe numri i vetëvrasjeve. Një sërë faktorësh lidhen me këtë fenomen sipas revistës prestigjioze “The Lancet” duke përfshirë këtu izolimin social, papunësinë e problemet financiare. Lancet nuk përjashton as ndikimin e mbulimit mediatik të situatës, që bëhet shpesh me tone dramatike, të cilat sipas saj ndikojnë negativisht dhe mund të rrisin rrezikun e imitimit. Në Japoni, numri i vetëvrasjeve u rrit në tetor për të katërtin muaj me radhë duke mbërritur nivelin më të lartë të pesë vjetëve, trend ky që i faturohet pikërisht impaktit ekonomik të koronavirusit. Një rritje shqetësuese e nivelit të vetëvrasjeve u vu re edhe në Britani në shtator. Ekspertët thonë se bazuar në kërkimet e tyre, pandemia ka shtuar faktorët e rrezikut për njerëzit e konsideruar si më të cënueshëm. “Vullnetarët na thanë se po marrin gjithmonë e më shumë telefonata nga persona të shqetësuar se mund të humbasin punën, biznesin, financat, apo se nuk do të jenë në gjendje të shlyejnë kredinë, se nuk do të mbajnë dot familjet e tyre e se mund te mbeten të pastrehë”, thotë Vicki Nash e shoqatës së bamirësisë Mind. E gjithë situata e krizës e krijuar prej koronavirusit në Itali pati ndikim të madh mbi shëndetin mendor, tregojnë studimet atje. Sara Reginella, psikologe ne Ancona i vë shumë peshë edhe ndikimit psikologjik qe ka mbyllja brenda katër mureve. Që prej fillimit të marsit, e deri në maj, 37 vetë kishin vrarë veten në Itali dhe 25 të tjerë kishin tentuar t’i jepnin fund jetës. Katër infermiere në vijën e parë të frontit kundër pandemisë u vetëvranë, në dukje për shkak të stresit të madh të përjetuar.

Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45