Ka filluar këtë të premte numërimi i votave të emigrantëve nga votimi me postë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Fillimi i procesit të numërimit të votave është konfirmuar nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ai ka bërë me dije se në këtë qendër njëkohësisht po vazhdon edhe numërimi i vendvotimeve të fundit nga ambasadat dhe kosullatat.