500 mijë zemra të dielën e 9 shkurtit rahin porsin një, jehojnë me numrin 118 … 500 mijë vota për lëvizjen vetvendosje është objektivi i Albin Kurtit në zgjedhjet e 9 shkurtit. Tubimi përmbyllës i fushatës elektorale të kësaj forcë politikë u mbajt në Prishtinë, ku Kurti shpalosi zotimet e tij për mandatin e ardhshëm duke filluar nga rritja e pensioneve me 100 euro, paga minimale 500 euro e deri tek blindimi ushtarak i Kosovës, për ta mbrojtur vendin ‘cep me cep’ sikurse është slogani i lëvizjes vetvendosje në këto zgjedhje.