Lëvizja Vetëvendosje duket se është dorëzuar dhe se nuk mund ta formojë qeverinë vetëm me pakicat. Lajmi është konfirmuar nga nënkryetari I kësaj force politike, njëherësh kryetari në detyrë I Kuvendit, Glauk Konjufca. Referuar gjuhës së ashpër në fushatë, Konjufca theksoi se politika bëhet mbi interesa e jo dashuri-urrejtje.