Top News – Vetëvendosja kryeson në diasporë / Numërohen votat nga përfaqësitë diplomatike
27/02/2025 12:22

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike dhe nga 44.19 për qind e vendvotimeve, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 81.89 për qind apo 3.305 vota. Në vendin e dytë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 291 vota, apo 7.21 për qind. Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 5.75 për qind apo 232 vota, pasuar nga koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Konservatorët e Intelektualët me 1.54 për qind apo 62 vota. KQZ-ja ka njoftuar se pas numërimit të votave për partitë do të publikojë edhe rezultatet e kandidatëve për deputetë. Numërimi i këtyre votave nga diaspora për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit nisi pasditen e 26 shkurtit. Më 8 shkurt, për herë të parë Kosova organizoi votim fizik të pjesëtarëve të mërgatës në përfaqësitë diplomatike të shtetit në botë. Votimet u mbajtën në 43 vendvotime në 16 ambasada dhe 14 konsullata të Kosovës, në 19 shtete të ndryshme të botës. Pjesëmarrja në votimet në ambasada dhe konsullatat e Kosovës nëpër botë ishte 73.56 për qind, përkatësisht nga 20.324 persona të regjistruar për të votuar në përfaqësitë diplomatike, 15.552 prej tyre e shfrytëzuan këtë të drejtë. Pjesëtarët e diasporës po ashtu kanë votuar edhe përmes postës. Por, ato vota, së bashku me votat me kusht brenda Kosovës dhe votat e personave me nevoja të veçanta do të nisin të numërohen në ditët në vijim, pasi të jenë skanuar listat përfundimtare të votuesve të 9 shkurtit, në mënyrë që të shmangen rastet e votimeve të dyfishta. Ndërkaq, sipas rezultateve preliminare, që përfshijnë numërimin e votave të rregullta, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 40.80 për qind të votave të fituara, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.05 për qind. E treta ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.64 për qind të votave, pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.46 për qind të votave të fituara. Nga partitë e komunitetit serb, më së shumti vota ka marrë Lista Serbe, përkatësisht 4.62 për qind.

Top Channel/ Kosova vendos çmimet tavan, Kuvendi miraton në parim ligjin, opozita akuza për…
11/04 12:20
Top Channel/ “Askush s`ma preku zemrën si Kosova”: Shuhet Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve!
11/04 12:17
Top Channel/ Thaci: Pres drejtësi, e kam lënë pas garën politike
10/04 23:04
Top News – Thaçi paralajmëron rikthimin në politikë. Intervista për ‘FAZ’
10/04 22:06
Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04