Teksa opozita kosovare vijon të kërkojë seanca të jashtëzakonshme plenare në Kuvend, maxhoranca në pushtet e Lëvizjes Vetëvendosje, vijon bojkotimin e tyre. Edhe këtë të mërkurë Vetëvendosje bojkotoi seancën parlamentare të thirrur nga opozita për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.