Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, hynë të enjten në oborrin e Kuvendit të Kosovës, ndërsa protestuan sërish kundër miratimit në parim të projektligjit për pagën minimale. Ata kanë arritur të hyjnë në oborrin e Kuvendit pas përplasjeve me forcat e Policisë së Kosovës, ndërsa në hyrje të institucionit ishin vendosur njësitë speciale.