Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar pas deklaratës së Lëvizjes Vetëvendosje, me të cilën u sulmua kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Në reagimin e saj, OVL-UÇK thekson se deklarata e Vetëvendosjes tregon se kjo parti po përpiqet të politizojë dhe të zbehë qëllimin e protestës që pritet të mbahet në Tiranë më 17 tetor.