Zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj në një deklaratë për mediat është shprehur se vetëpastrimi i policisë po hyn në një fazë të re. Gjatë fjalës së tij, Hodaj shton se Policia e Shtetit do të jetë një organizatë e shëndoshë dhe e fuqishme në goditjen e paligjshmërisë dhe krimit të organizuar.