Anija ‘Libra’ e marinës italiane, me 16 emigrantë në bord u ankorua këtë të mërkurë në brigjet e portit të Shëngjinit. Refugjatët 10 prej të cilëve nga Egjipi dhe 6 nga Bangladeshi zbriten gjatë orëve të para të mëngjesit. Ata fillimisht iu nënshtruan procedurave të verifikimit dhe më pas u dërguan drejt kampit të Gjadrit në Lezhë. Por pas procedurave dhe protokolleve të kryera, dy prej emigrantëve u kthyen mbrapsht pasi rezultuan minoren.