Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, u ka bërë thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian t’i japim më shumë mbështetje ushtarake Ukrainës gjatë këtij viti në luftën e saj kundër pushtimit rus. Scholz i bëri këto thirrje gjatë një konference për shtyp me kryeministrin e Luksemburgut, Luc Friedman, në Berlin.