Zyrtarët në Maqedoninë e Veriut po përballen me një problem jo të vogël: çdo ditë, shërbimi postar kthen mbrapsht vendime për vetëizolim të cilat duhet t`i shkojnë qytetarëve që do t`i nënshtrohen një mase të tillë. Por Drejtorja e Inspektoratit Sanitar dhe Shëndetësor në vendin fqinj, thotë se një pjesë e qytetarëve, nuk japin të dhënat e tyre të sakta. Shumica e rasteve të tilla janë regjistruar në Shkup. Sociologu Ali Pajaziti, i cituar nga Alsat, thotë se në mesin e popullatës ende ekziston mendimi absurd se nëse ndonjë person i infektuar me COVID-19 shkon në spital, nuk kthehet më i gjallë.