Pak pasi kamionët që kishin bllokuar rrugët e Veriut nisën të largoheshin, opozita në Prishtinë ka hedhur dyshime qeveria Kurti ka arritur një pakt me Beogradin për heqjen e bllokadave. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se ka bërë marrëveshje të fshehtë me presidentin serb, Aleksandër Vuçic për largimin e barrikadave në veri.