Disa qindra automjete shqiptare dhe të huaja ndodhen në vështirësi kalimi në pikën kufitare të Qafbotës. Sipas burimeve lokale rradha nis në doganën greke dhe po arrin afro 1.5 km. Shkak për vonesën në dalje të teritorit shqiptar është puna me ritëm të ulët në doganën greke e cila punon vetëm me një sportel si për hyrjet edhe për daljet. Jashtë kamerave turistët e shumtë por edhe banorët thonë se janë nën temperatura rreth 40 gradë për gati 2 orë.