Situata e sigurisë në veri të kosovës, është e qetë, stabël por delikate, sipas vlerësimit të policisë së kosovës. Zëdhënësi i kësaj policie për rajonin e veriut, Veton Elshani, flet për KosovaPress, në ditën kur ka filluar tërheqja e 25 për qind të forcave policore që ishin vendosur në dhe përreth objekteve komunale në katër komunat me shumicë serbe.