Pas vendimi të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë që caktoi datën 21 prillë ditën e referendumit të pjesshëm në komunat me shumicë serbe, ka reaguar edhe Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën Viola von Cramon. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social X, Cramon shprehet se mirëpret këtë vendim dhe bën thirrje për zgjedhje të lira.