Mbrëmjen e 29 nëntorit, policia e Kosovës tha se një shpërthim në një fshat të komunës së Zubin Potokut në veriun e banuar me shumicë serbe, dëmtoi kanalin e furnizimit me ujë nga liqeni i Ujmanit, që u shërben disa qyteteve dhe termocentraleve të vendit, që janë prodhuesi kryesor i energjisë elektrike. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e cilësoi sulmin akt kriminal dhe terrorist, që synonte dëmtimin e infrastrukturës thelbësore të vendit.