Në përfundim të një jave të nxehtë, policia e shtetit ka bërë bilancin e punës së saj; 115 të arrestuar dhe 25 persona të shpallur në kërkim ndërkohë që strukturat e policisë, gjatë kësaj jave, kanë finalizuar një sërë operacionesh policore. Në fokus, policia ka patur kontrollet në zonat bregdetare, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shtetasve që kryejnë manovra të rrezikshme me mjete lundruese, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Ndërkohë që nuk kanë munduar edhe operacionet për lirimin e hapësirave në vijën bregdetare.