“Kosova është një histori suksesi e Perëndimit”, kështu ka reaguar ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla në lidhje me mesazhet e SHBA, për veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës në Veri të vendit. Gërvalla tha se raporti i Kosovës me aleatët shkon shumë përtej punëve ditore që bëhen, duke kujtuar ndihmën e NATO-s për çlirimin nga Serbia.