Top News – Vendosi fusnotë për Kosovën/ Mali i Zi jep sqarime: Ja përse e bëmë!
02/09/2021 20:13

Ftesa për pjesëmarrjen në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në mesin e tetorit në Malin e Zi, iu dërgua ministres së Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli në përputhje me statutin e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), dhe u përdor terminologjia e pranuar nga pjesëmarrësit. Kështu i thanë Radios Evropa e Lirë zyrtarë të ministrisë së administratës publike dhe shoqërisë digjitale në Mal të Zi. Më herët mediat malazeze kishin publikuar një faksimile që tregonte se emri i kosovës në ftesë ishte i shënuar me fusnotë. Qeveria paraprake e Malit të Zi që udhëhiqej nga Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit Millo Gjukanoviq, njohu pavarësinë e Kosovës më 2008. Në të gjitha dokumentet e mëparshme të Qeverisë së Malit të Zi, Kosova trajtohej në përputhje me vendimin për njohjen e pavarësisë, duke mos e përdorur fusnotën. Më herët, edhe në një njoftim të qeverisë aktuale – që u zgjodh në dhjetorin e vitit të kaluar – që kishte të bënte me masat kundër pandemisë, emri i shtetit të Kosovës u shënua me fusnotë. Më pas qeveria tha se në këtë njoftim kishte pasur gabim teknik. Po ashtu, në një manifestim të planifikuar, që më pas u anulua, me rastin e njëvjetorit të fitores në zgjedhjet në Mal të Zi, Qeveria e Malit të Zi, në vend të ambasadorit aktual, Ylber Hysa, e kishte ftuar ish-ambasadorin Sërxhan Sentiq. Në përgjigje të ftesës, ambasada e Kosovës e kishte falënderuar kryeministrin e Malit të Zi, por e kishte njoftuar se Sentiq nuk ishte ambasador prej më shumë se katër vjetësh dhe se nëse donin mund ti jepnin një numër kontakti të tij që ta ftonin në aktivitet.

Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08
Top Channel/ Debati në Kuvendin e Kosovës, rrëzohet rezoluta për të vërtetën e luftës
02/04 19:58
Top Channel/ Kurti kërkon shmangien e zgjedhjeve: Dekreti i Osmanit, anti-kushtetues!
02/04 15:17
Top News -Afati kushtetues për presidentin e ri/ Rreziku për zgjedhje të reja, asnjë hap nga partitë
02/04 11:01
Top News – “Asnjë votë për kandidatët e Kurtit”. LDK nuk do të mbështesë emrat e VV për president
01/04 17:27
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/ Mbushen tribunat në ‘Fadil Vokrri’, tifozët shqiptarë nisën këngën
31/03 20:51