Konferenca e kryetarëve ka vendosur që raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të republikës të zhvillohet më datë 30 maj në orën 10:00 të mëngjesit. Sipas kreut të grupit socialist, Taulant Balla, maxhoranca nuk do të çojë sërish kandidat edhe në këtë raund, por do i jepet e drejta opozitës për propozim. Ndërkohë kishte edhe paralajmërim për Alibeajn.