Forca të shumta policia janë vendosur rreth godinës së Gjykatës së Lartë në Tiranë, ku në orën 09:00 nisi shqyrtimi për padinë e ngritur nga PD e Berishës që kërkon shfuqizimin e vendimit të Apelit të Tiranës për çështjen e vulës. Apeli riktheu për gjykim në shkallën e parë vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, që njohu Kuvendin e 11 dhjetorit 2021. Që në atë kohë, vula e PD-së është sorollatur gjykatave.