Deputeti i Partisë Demokratike, Evin Salianji ka folur për mediat, duke u shprehur se paketa fiskale dhe ligji për buxhetin e vitit të ardhshëm u miratua në mënyrë tinëzare. Sipas deputetit demokrat, fajtor për ngjarjet në Kuvend është kryeministri Edi Rama, duke shtuar se ky i fundit ia ka vendosur flakën në mënyrë të përsëritur parlamentit.