Atentatorët e Inez Hajrulla prisnin ndryshimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë, e cila kishte dhënë për ta dënimin përkatës, por e papritura ndodhi me dy gjyqtarët e Apelit në Vlorë, të cilët u tërhoqën pikërisht këtë të martë, kur ishte vendosur në kalendar gjykimi i kësaj çështjeje. Top News mëson se dy gjyqtarët Engert Pëllumbi dhe Laurant Fuçia, që të dy të caktuar përkohësisht në Gjykatën e Apelit të Vlorës kanë kërkuar dorëheqjen këtë të martë dhe i vetmi që nuk u largua nga treshja gjykuese ishte Sokol Ngresi.