Partia Demokratike ka çuar në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për Portin e Durrësit. Pasi ka dorëzuar padinë zyrtare, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi është shprehur se marrëveshja është një megaaferë korruptive dhe një grabitje e pasurisë publike. Po ashtu, Bylykbashi ka theksuar se prapa kësaj megaafere është kryeministri Edi Rama, i cili nuk merr përbazë asnjë ligj shqiptar.