Kreu I grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, paralajmëroi seancë anormale edhe për atë të kësaj të enjteje. Në dalje nga mbledhja e grupit, Bardhi nuk i kurseu akuzat ndaj maxhorancës, ku duke komentuar kallëzimin e bërë në SPAK, theksoi se përgjegjësia është personale e çdo deputeti, për atë që bën me sendet e tij të punës.