Greqia ka miratuar vendimin për shtyrje të masave kufizuese me Shqipërinë deri në datën 24 Maj. Kufijtë tokësore dhe detare do të vijojnë ndalimin e autobusëve, makinave me targa shqiptare, mini van si dhe anijeve nga Shqipëria drejt Greqisë. Burimet zyrtare bëjnë e dije se e vetmja pikë kufitare e cila do të punojë nga ora 07.00 deri në 19.00 do të jetë Kakavija. Në këtë pikë kufitare do të lejohet kalimi i jo më shumë se 400 vetave.