Para se të njoftohet kabineti i ri qeveritar ‘Rama 4’, ministrat aktualë u mblodhën dhe morrën disa vendime, duke filluar nga menaxhimi i integruar të mbetjeve e deri tek një marrëveshje me Izraelin. Projektligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve, i cili do të duhet të kalojë në Kuvendin e Ri, para se të hyjë në fuqi, argumentohet nga kabineti qeveritar me domosdoshmërinë e përafrimit me direktivën e Bashkimit Europian ‘mbi mbetjet’.