Apeli i Tiranës ndryshoi vendimin e marrë për Klajdi Shundin, personin që qëlloi për vdekje kunatin e tij Vladimir Zvezhda, natën e ndërrimit të viteve, në 1 janar 2021. Ndryshe nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e cila e dënoi Shundin me 20 vjet burg nën akuzën e ‘vrasjes me dashje’, Apeli ndryshoi akuzwn nw ‘vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psiqike’, duke e dënuar 32 vjecarin me 8 vite burg.