Shumica e autorëve nën hetim për vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës janë përjashtuar nga vazhdimi i hetimeve dhe gjykimit të mëtejshëm. Vendimi është marrë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Trupa gjykuese mori këtë vendim, sepse të pandehurit nuk kishin dijeni për akuzën e ngritur ndaj tyre, por gjithashtu, si element hetimi në jurisprudencë mund të konsiderohet rihapje e hetimeve në një tjetër proces.