Top News – Vendi në alarm, shpërthejnë dy vullkane / Paralajmërohet popullata, llavë dhe hi
08/03/2026 18:50

Autoritetet e Guatemalës paralajmëruan popullsinë për rrezikun e "aktivitetit shpërthyes" nga vullkanet Fuego dhe Santiaguito, të cilët janë ndër vullkanet më aktive në vend. Në përgjigje të aktivitetit vullkanik, autoritetet shpallën një alarm portokalli të enjten, i cili "aktivizon planet e reagimit" dhe çoi në "monitorim të intensifikuar". Kjo u pasua nga një alarm i kuq. Vullkani Fuego konsiderohet më aktivi në Amerikën Qendrore, me një lartësi prej 3,763 metrash dhe i vendosur 35 kilometra larg nga Qyteti i Guatemalës, ndërsa Santiaguito, në lartësinë 2,500 metra, ndodhet 206 kilometra në perëndim të kryeqytetit. Të dy kanë shpërthyer ditët e fundit duke lëshuar re hiri në qiell. Lidhur me vullkanin Fuego, autoritetet rekomanduan "marrjen në konsideratë të shpërndarjes së hirit" brenda një rrezeje prej 15 deri në 40 kilometra, në lindje dhe verilindje. Sipas zyrtarëve, aktiviteti i këtij vullkani po shoqërohet me "shpërthime të përsëritura që variojnë nga të dobëta deri në të moderuara". Më 3 qershor 2018, vullkani Fuego shkaktoi një ortek materiali përvëlues që përfshiu qytetin e San Miguel Los Lotes, duke lënë 215 të vdekur dhe një numër të përafërt të zhdukurish. Ndërsa vullkani Santiaguito, vazhdon të nxjerrë llavë dhe ortekë rrjedhash piroklastike në disa drejtime. Shpërthimi më i madh i Santiaguitos ndodhi në vitin 1929, kur mbetën të vrarë rreth 2,500 njerëz. Janë paralajmëruar ndërkohë edhe agjencitë turistike për rreziqet e ngjitjes dhe qëndrimit në zonat e afërta me vullkanet.

Top Channel/ Festivali i gazetarisë, eventi bën bashkë profesionistë të medias
31/03 15:32
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj drejtësisë! KLGJ e Prokuroria rrëzojnë “Homeland Justice”
31/03 15:26
Top Channel/ Sot afati i fundit për DIVA, gjobë për ata që nuk e plotësojnë
31/03 15:21
Top News – S’ka analiza në QSUT pas datës 20. PD thëret në interpelancë ministren e Shëndetësisë
31/03 15:08
Top News-‘Rama do të kthejë Komitetet Ekzekutive’ / Berisha për ‘Territorialen’: Ne ecim me Europën
31/03 14:51
Top News – ‘Territorialja’, Berisha propozon: Të rikthehen komunat aty ku jetojnë 1300 banorë
31/03 14:42
Top News – PD tryezë për Reformën Territoriale. Berisha: Antireforma e Ramës spastroi vendin
31/03 14:39
Top News – Reforma Territoriale, Berisha: Rama ndoqi sipas platformës së Çubrilloviçit
31/03 14:39
Top News – Kandidat për Bashkinë e Tiranës. Braçe: Mora mbështetje, do t’i shkoj deri në fund
31/03 14:30
Top News – ‘Të ndalim shkretimin e fshatrave’. Propozimi i PD për ‘Territorialen’ rikthen komunat
31/03 14:30
Top News – Debatet në PS, reagon Spiropali/’Bindja s’është virtyt! Modeli i arrogancës po zgjerohet’
31/03 14:01
Top News – Rama mbledh kryebashkiakët. Kreu i qeverisë nis turin ‘Punët për Shqipërinë’
31/03 13:48
Top News – Tërhoqi mbi 1 mld nga tregu, politika agresive e BSh në 2025 nuk frenoi rënien e euros
31/03 13:41
Top Channel/ Aksident në rrugën Transballkanike, makina përplas 57-vjecaren në vijat e bardha
31/03 13:29
Top News – Braçe: Do kandidoj për Tiranën, mundësi për të zhvilluar qytetin
31/03 12:58
Top Channel/ Nis rehabilitimi i një nga kanaleve kryesore kulluese në Vlorë
31/03 12:53
Top Channel/ Ilir Beqaj kërkon të lirohet/ Shqyrtohet kërkesa për të lënë qelinë e paraburgimit
31/03 12:50
Top Channel/ Pezullohet kreu i IMT Tiranë/ Dyshime për abuzim me leje ndërtimi, gjykata e pezullon
31/03 12:49
Top Channel/ “Shqipëria Live” në Kosovë/ Top Channel do të transmetojë zhvillimet për ndeshjen
31/03 12:46
Top Channel/ Hita merr drejtimin e Policisë/ Lamallari: Forconi luftën ndaj paligjshmërisë
31/03 12:08