I konsideruar prej kohësh vendi më i paqtë në botë, qetësia e Islandës duket se është prishur tashmë nga një valë të shtënash apo sulmesh me thika nga ana e grupeve kriminale. Vendi me vetëm 375 mijë banorë, është më i mësuar të lexojë për vrasjet në novelat e famshme islandeze se sa në gazetat e mëngjesit.