SHBA nuk ka sjellë avionët e rinj luftarakë amerikanë F-16 në Bullgari për të forcuar krahun lindor të NATO kundrejt agresionit rus, për shkak të mungesës së besimit tek autoritetet bullgare. CIA është e shqetësuar se shërbimi i brendshëm bullgar nuk mund të mbrojë me besueshmëri sekretet e NATO-s. Lajmi bëhet i ditur nga dy ish-ministra bullgarë të mbrojtjes për portalin Euractiv. Media europiane raporton se Sofja po përjeton vështirësi në mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, duke bërë që NATO të kufizojë po ashtu informacionet që i kalon Bullgarisë.