Norvegjia, Suedia, Finlanda dhe Danimarka kanë nënshkruar një marrëveshje për të krijuar një mbrojtje të përbashkët ajrore që synon të kundërshtojë kërcënimin nga Rusia. “Nisma synon forcimin e bashkëpunimit nordik dhe hap rrugën për forcimin e mëtejshëm të forcave ajrore nordike”, thanë në një deklaratë të përbashkët katër vendet e Evropës Veriore. “Qëllimi përfundimtar është të jemi në gjendje të operojmë pa probleme së bashku si një forcë e vetme duke zhvilluar një koncept nordik për operacionet e përbashkëta ajrore bazuar në metodologjinë e njohur tashmë të NATO-s,” thuhet në deklaratë më tej.