Top News – Vëllezërit Bytyqi ‘vriten’ përsëri/ Serbia i jep medalje ish-komandantit Radosavlevic
30/06/2021 21:41

Serbia ka nderuar me një medalje mirënjohjeje ish-komandantin e xhandarmërisë serbe, Goran Radosavlevic Guri, i cili e ka të ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara për shkak të “përfshirjes së tij në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut”. Në kremtimin e "Ditës së Xhandarmërisë" më 30 qershor në Novi Sad, komandanti i Xhandarmërisë, Dejan Lukovic, i dha një medalje komandantit të parë të kësaj njësie policore në Serbi, Goran Radosavlevic Guri, në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e suksesshëm. Shtetet e Bashkuara e kishin vendosur atë në listën e sanksioneve që nga dhjetori i vitit 2018, pasi sic thuhej: “Radosavlevic besohet se është i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Bytyqi më 1999". Agron, Mehmet dhe Yll Bytyqi, shtetas amerikanë, me prejardhje nga Kosova, janë arrestuar në vitin 1999 në Serbi, për shkak të, siç kanë thënë zyrtarët serbë, kalimit të paligjshëm të kufirit. Ata janë liruar nga burgu pasi janë dënuar dhe më pas janë vrarë. Trupat e tyre janë gjetur në një varr masiv, pranë Petrovo Sellos në lindje të Serbisë, në vitin 2001. Dy policë të akuzuar për ndihmë në likuidimin e vëllezërve Bytyqi, Sreten Popovic dhe Millosh Stojanovic, janë shpallur të pafajshëm me vendim të Gjykatës së Lartë në Beograd për krime lufte. Gjykata ka thënë se nuk ka prova për përfshirjen e tyre në vrasjet e kryera në korrik të vitit 1999. Radosavljevic ka mohuar përgjegjësinë për vdekjen e vëllezërve Bytyqi. Ai ka thënë se vendimi i Departamentit të Shtetit për t’i ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara "as nuk i intereson dhe as i ndikon atij". Një rezolutë e miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara, në tetor të vitit të kaluar, u referohet fakteve për përfshirje në vrasje edhe të ish-zëvendësministrit të Brendshëm të Serbisë, Vllastimir Gjorgjevic, dhe të ish-komandantit të xhandarmërisë serbe, Goran Radosavlevic Guri. Fondi për të Drejtën Humanitare disa herë ka thënë se Goran Radosavljevic ishte udhëheqës i kampit në Petrovo Sello, ku u vranë vëllezërit Bytyqi. Sipas kësaj organizatate, me seli në Beograd, në këtë kamp asgjë nuk ka ndodhur pa dijeninë e tij.

Top Channel/ Tryeza plot, shtëpia bosh: Familjet në Dropull festojnë në vetmi, fëmijët emigrojnë
24/12 23:37
Top Channel/Fundi i luftës, SHBA-Ukrainë marrëveshje, Moska pa përgjigje, Zelensky gati referendum
24/12 23:36
Top News- Braho zotohet për ‘qasje të ashpër’, mesazh politikanëve të korruptuar e kriminelëve
24/12 21:54
Top Channel/ Tragjedi në Mesdhe, 116 emigrantë humbin jetën, vetëm një i mbijetuar
24/12 20:16
Top Channel/ Radhë 7 km në Kakavije, kthimi i emigrantëve në atdhe, fluks në kufi me Greqinë
24/12 20:16
Top News- Bllokohen 5 tonë djathë e 944 kg fileto pule, s’kishin etiketë shqip/ Gjobitet subjekti
24/12 20:14
Top News- Banesa merr zjarr tek Plazhi i Vjetër, flakët “përpijnë” gjithçka
24/12 20:13
Top Channel/ Universitetet,10 mijë vende bosh! Raporti: Sudentët me mesataren më të lartë,te privati
24/12 19:55
Top Channel/ Premtimi i Ramës tek Onkologjiku: 15 mln euro ekstra për barnat, kimio në rrethe!
24/12 19:51
Top Channel/ Zjarr në lagjen “1 Maji” në Vlorë, shkrumbohet plotësisht banesa
24/12 19:48
Top Channel/ Kokainë në lokale e taksi, 33 fletë-arresti për shpërndarësit e drogës në Tiranë
24/12 19:47
Top Channel/ Lirohen protestuesit, gjykata i lë pa asnjë masë sigurie
24/12 19:44
Top News – Liderët e mjekësisë estetike/ VAANMED dhe Frontera zgjerojnë bashkëpunimin për 2026
24/12 18:43
Top News- 48 pako kanabis të fshehura në shasinë/ Arrestohet 30 vjeçari, në kërkim organizatori dhe…
24/12 17:15
Top News – Shpërndanin drogë nëpër Tiranë. ‘Labirinti’ arreston 27 persona, 6 të tjerë në kërkim
24/12 15:42
Top Channel/ Kaos me trafikun në Kakavijë, emigrantët drejt atdheut për festat
24/12 15:35
Top Channel/ Nga burgu në burg, u kap në shtëpi bari në Angli, por kërkohet edhe nga Shqipëria
24/12 15:27
Top Channel/ Investimet në QSUT, Rama sheh nga afër punimet: Transformim spitalit
24/12 15:25
Top News – Lirohen protestuesit e PD. Gjykata e Tiranës rrëzon arrestimin e policisë
24/12 15:23
Top Channel/ “Vendosni maskat, vaksinohuni”! Shumë të prekur nga Gripi. Rekomandimi i mjekëve
24/12 15:23
DIGITALB DIGITALB