Kryeministri Edi Rama dhe Albin Kurti treguan edhe njëherë ftohjen e marrëdhënieve mes tyre pasi dhe 25-vjetori i çlirimit të Kosovës nuk I bëri bashkë. Të vetmin takim Rama e pati me presidenten Vjosa Osmani dhe me kreytarin e Komunës së Prishtinës Përparim Rama I cili I dha çmimin “Çelësi I Qytetit”. Në konferencën e përbashkët të zhvilluar për shtyp, kreu I qeverisë u pyet edhe për Albin Kurtin, por zgjodhi ta evijtojë përgjigjen.