Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpalllur në kërkim nga policia e Kurbinit në kuadër të planit operacional kombëtar, “Territor i Pastër”. Në pranga përfundoi Indrit Çoku, 31 vjeç dhe u shpall në kërkim kushëriri i tij, Arben Çoku, 54 vjeç. Dy kushërinjtë, sipas policisë, kultivonin hashash në banesën e 31-vjeçari, i cili u kap në flagrancë, ndërsa po punohet për arrestimin e të akuzuarit tjetër. Policia asgjësoi bimët narkotike me anë të djegies.