Ish-kryeministri Sali Berisha, u paraqit këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës ‘Detyrim paraqitje’. Në dalje nga SPAK, ku nuk I kurseu akuzat ndaj këtij institucioni as edhe për krimin elektoral, u ndal tek burgosja e kryebashkiakut Edion Veliaj, teksa akuzoi ministrin Ulsi Manja, për vendosje të përgjuesve në çelinë e këtij të fundit.